8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kujdes: Kjo është bima më heImuese në botë, ja si duket dhe ku rritet

Rekomandime

Një bimë që rritet në Australi është shumë e rrzikshme. Ajo mund t’ju fusë heIm nën lëkurë dhe cilësohet si më vdkjeprurësja në botë. Vetëm një prekje mund t’ju kushtojë me nëntë muaj dhimbje të padurueshme.

E njohur edhe si “bima vetëvrsëse” e me emrin shkencor Dendrocnide Moroides, ajo rritet në pyjet e rajoneve Queensland dhe Uellsi i Ri Jugor në Australi, shkruan Daily Mail.

- Advertisement -

Ata që kanë pasur kontakt me këtë bimë thonë se është sikur të kaplohesh nga rryma dhe të digjesh përnjëherë, duke thënë se është dhimbja më e keqe që mund ta imagjinojë njeriu.

Një person që e përjetoi këtë tmerr tregoi se si është ndier. Ai ra në kontakt me “bimën vetëvrsëse” përderisa po ecte në natyrë me shokët.

- Advertisement -

“M’u duk sikur gjuri mu ther me thikë, por nuk kisha xhunga. Disa sekonda më pas, të njëjtën gjë e ndieva te kyçi i këmbës, kyçi i dorës dhe bërryli”, shkroi ai.

Ai fillimisht mendoi se është kafshuar nga ndonjë gjarpër apo merimangë, por më vonë kuptoi se dhimbjet i kishte nga kontakti me bimë.

- Advertisement -

Një grua që kishte kontakt me këtë bimë tha se më parë do të pranonte që t’i përjetonte dhimbjet e lindjes së fëmijës.

Pavarësisht shkallës së lartë të heImit, kjo bimë përdoret si ushqim nga disa kafshë, zogj dhe insekte në Australi. Megjithatë, ajo mund të shkaktojë reagime alergjike fataIe te disa specie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit