Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.
Kryeministri Kurti ka thënë se BE’ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe ballafaqimi me të kaluarën. Ai ka shtuar se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “KRlMlNELË të Iuftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – Iuftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale KRlMlNELËT e Iuftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe KRlMlNELË të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar para mediave në Bruksel.
Kurti pas këtij takimi ka folur për takimin e ardhshëm me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se takimi do të zhvillohet në meisn e muajit qershor.