1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Selimi i AAK-së: Albin Kurti e barazoi UÇK-në me Vuçiqin

Rekomandime

Ish-ministri nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti se në planin për ballafaqim me të kaluarën, ka relativizuar kri. met e luftës duke barazuar agres. orin me vik. timën.

- Advertisement -

Selimi i është referuar Kurtit si “kryetar i dy partive, VV dhe LDK”, duke thënë se relativizimi i kri. meve të luft ës dhe barazimi i çlirimtarëve me krimI nelët e aparaturës së Millosheviqit është ‘revizionizëm dashak eq i historisë çlirimtare’.

“Gjuetia e shtr. igave, poltronizimi ndaj Serbisë dhe falsifikimi i historisë duke barazuar UÇK-në me Vuçiqin tregon se ky Kryeministër dhe aparatçikët e tij janë të përbetuar të vendosin regjim shtypës”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ai ka thënë se distancimi nga SHBA dhe afrimi me eksponentë pro-rus i jep kahje të gabueshme politikës tonë të jashtme, duke thënë se do t’i kthehemi izolimit paranik me elemente të manipulueshme nga arm. iqtë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kryetari i dy partive politike VV dhe LDK, Kryeministri Kurti, në planin e tij për ballafaqim me të kaluarën relativizon krimet e luftës duke barazuar agresorin me viktimën. Unë e di që Kryeministri Kurti është i njoftuar me vendimet e Nurembergut, ICTY dhe ICC dhe e dinë që në çdo luftë ka agresorë aparatura politiko-ushtarake e Serbisë dhe viktimë, në rastin tonë popullata civile shqiptare.

- Advertisement -

Relativizimi i krimeve të luftës dhe barazimi i çlirimtarëve me kriminelët e aparaturës së Millosheviqit është revizionizëm dashakeq i historisë çlirimtare.

Gjuetia e shtrigave, poltronizimi ndaj Serbisë dhe falsifikimi i historisë duke barazuar UÇK-në me Vuçiqin tregon se ky Kryeministër dhe aparatçikët e tij janë të përberuar të vendosin regjim shtypës.

Distancimi nga ShBA dhe afrimi me eksponentë pro-rus i jep kahje të gabueshme politikës tonë të jashtme dhe do t’i kthehemi izolimit paranoik me elemente të manipulueshme nga armiqët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit