13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Aktivistja Avdiu: Çka do të bënit nëse mjeku ua komplimenton gruan kur ajo shkon në kontroll?

Rekomandime

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu ka folur për ngacmimet sek*uale, pasi një deklaratë e saj në emisionin Pressing në T7 u bë virale në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“Vetëm t’i thuash gruas dukesh bukur, është ngacmim sek*ual. Ose ngacmim me shikim, ngulmi i syve nga majat e këmbëve te maja e flokut, është ngacmin sek*ual. Kalon te fjala dukesh bukur, hapi i tret është prekja e pastaj përdhu*nimi,”u shpreh Avdiu në Pressing.

Ndërsa, sot përmes një njoftimi në Facebook, Avdiu tha se komplimentet ‘sa bukur po dokesh’, nëse nuk kanë qëllim ngacmimin sek*ual, pse këto ‘komplimente’ nuk ua jepni në sy të një burri, që është me të.

Madje ajo u drejtoi edhe një pyetje, burrave që ngacmojnë.

- Advertisement -

“Çka kishi me ba, nese mjeku ua komplimenton gruan kur ajo shkon ne kontrolle? Po profesori kur ajo shkon ne fakultet, apo avokati kur ajo kerkon ndihme, ose nga polici kur lajmeron ndonje rast, apo shefi i saj kur ajo shkon ne pune?”, thuhet në postimin e saj.

Postimi i plotë i Zana Avdiut:

- Advertisement -

Mire. Keto “komplimente”- sa bukur po dukesh psh, a ua jepni kolegeve, punetoreve, pacienteve, shoqeve, grave rruges, grave kudo ne pergjithesi, kur ato jane me burrat e tyne apo vellaun apo baben?

Jo, nuk ua jepni!

Meqe nuk kane qellim ngacmimin (shqetesimin) sek*ual, pse nuk ua jepni keto “komplimente” ne sy te nje burri, qe eshte me te?

Nuk ua jepni, sepse ato komente kane qellime sek*ual. Dhe, jo vec qe nuk i komentoni, por ndodh qe punetores ose koleges, as nuk i flet ne rruge kur ajo eshte ne shoqerine e burrit, te dashurit, vellaut apo baben e saj.

Nje pyetje:

Cka kishi me ba, nese mjeku ua komplimenton gruan kur ajo shkon ne kontrolle? Po profesori kur ajo shkon ne fakultet, apo avokati kur ajo kerkon ndihme, ose nga polici kur lajmeron ndonje rast, apo shefi i saj kur ajo shkon ne pune?

Pra, jo. Nuk eshte kompliment, eshte shqetesim sek*uale! “Komplimentet” mbani per vete!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit