10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiç i “lënduar” nga votimi në OKB – Një gjë të tillë Serbia e bëri për shkak të “presionit të madh”

Rekomandime

“Ne kishim ndërmend të përmbahemi dhe të abstenojmë”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç rreth vendimit për të votuar “Pro” përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

- Advertisement -

Një gjë të tillë Serbia e bëri për shkak të “presionit të madh”, tha Vuçiç.

“Vendimi i parë ishte të abstenojmë, por pastaj merrni presione të rënda, jo personale, por shantazhojnë shtetin tonë dhe ne nuk kemi iluzione për këtë. Ata thonë se a e dini se fati i Serbisë do të vendoset në ditët në vijim në lidhje me sanksionet e naftës, që do të thotë se NIS më nuk të importoj naftë nga askund, e lëre më vetëm nga vende te BE-së”, tha Vuçiç në RTS.

Serbia, sipas Vuçiç, gjendej para një rruge, ose t’i thotë “lamtumirë” perspektivës evropiane, ose të qëndrojë konform qëndrimeve të BE-së.

- Advertisement -

“Serbia sapo ka pezulluar një sulm bërthamor. Jo me bomba atomike, por me sanksione dhe ndërprerje të rrugës evropiane. Kjo është një pyetje për patriotët që u pajtuan për gjithçka në Bruksel, dhe unë vetëm qëndrova dhe luftova për Kosovën. Ne jemi i vetmi vend që nuk ka miratuar masa restriktive kundër Rusisë, që nuk kemi nacionalizuar pronat e tyre dhe kemi pasur sukses në këtë. Ne mbajmë kursin tonë të sinqertë, të moralshëm dhe të ndershëm”, vazhdoi Vuçiç.

“Perëndimi më pëlqen, Rusinë e dua, por Serbinë e dashuroj pafundësisht”, tha ai, teksa tha se nuk pajtohet që Putini të quhet “Hitler”, pasi sipas tij, “kjo është histerike dhe e çmendur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit