11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Media amerikane: Merkel ndali ish presidentin Thaçi për shkëmbim të territorrve!

Rekomandime

Mediumi i madh amerikan me bazë në New York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA’së dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA’ja përmes Kosovës, ndërkohë Rusia përmes Serbisë.

- Advertisement -

Në këtë shkrim gjithashtu përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbajë të trazuar Ballkanin.

“Kjo nuk iu lë rrugë tjetër Kosovës dhe Serbisë, përveç se të shpresojnë tek SHBA’ja dhe Rusia”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg.

Ndërkohë përmendet edhe përfshirja e Gjermanisë, konkretisht kancelares, Angela Merkel në këto bisedime.

- Advertisement -

Gazeta me bazë në New York thotë se Merkel ka qenë një prej liderëve që është treguar e kujdesshme me idenë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla.

“Shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, ishte se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg.

- Advertisement -

Ndërkohë si një problem tjetër i cili po cenon sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gazeta e përmend Rusinë e Vladimir Putinit, të cilën shumica e njohësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e fajësojnë për tendencën që të mbajë këtë rajon të trazuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit