0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Eurovision/Sekretet e shqiptarit 23-vjeçar Gjon’s Tears që përloti Eurosong-un

Rekomandime

Duncan Laurence i dha fitoren Holandës kur u shpall fitues i Eurovision Song Contest në vitin 2019 në Tel Aviv dhe 2 vite më vonë, në skenën e Eurosong ngjiten dy shqiptarë, Anxhela Peristeri që përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears, që përfaqëson për të dytin vit Zvicrën.

- Advertisement -

Dhe le të ndalojmë te Gjoni, një ndër pesë këngëtarët më të pëlqyer nga publiku referuar një sondazhi të “WiwiiBloggs”, përveç Greqisë, Maltës, Francës apo Kroacisë.

Pas Anxhela Peristerit që performoi “Karma”, ishte edhe një tjetër shqiptar që përloti publikun dhe elektrizoi skenën me zërin e tij brilant, tashmë një aset për zviceranët. Fjala është për 23-vjeçarin Gjon’s Tears, i cili përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’univers”.

Por ku qëndron magjia e Gjon Muharremajt, i njohur si Gjon’s Tears në skenën e sivjetme të Eurovision?

- Advertisement -

Magjia është pikërisht zëri i tij. Gjon’s Tears është një tjetër talent shqiptar, qëllimi i të cilit është që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe të pastër.

- Advertisement -

Po pse ka zgjedhur Gjon që emrin e tij të skenës ta ketë Gjon’s Tears? Pas këtij emri fshihet një histori mjaft interesante. Në një intervistë të fundit ai ka treguar:

“Për emrin Gjon’s Tears ose lotët e Gjonit më ka ardhur ideja kur gjyshi im ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar dhe një ditë që po i bija një pianoje elektrike, duke luajtur këngën ‘Can’t help falling in love’ të Elvis Presley-t, gjyshi më tha se duhet ta vazhdoja patjetër muzikën, pasi ishte diçka shumë e rëndësishme për mua.

Teksa po performoja këtë këngë për herë të parë për gjyshin tim, pashë që ai ishte me lot dhe tepër i emocionuar. Unë isha i vogël dhe po mendoja se si muzika ka këtë magji e jam ndjerë si superhero.

M’u duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu që vendosa të mbaj këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë!”, tregoi ai.

Si një nga ish-konkurrentët e “Albania’s Got Talents”, ai kujton:

“Për mua ‘Albania’s Got Talents’ ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe e bukur. Më pëlqeu shumë të takoja publikun shqiptar, andej nga është edhe origjina ime.

Edhe pse më pëlqeu shumë, mendoj se isha shumë i vogël për ta jetuar eksperiencën plotësisht, sepse e kuptova çfarë ndodh kur mora pjesë në ‘The Voice France’.

Tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë. Më e rëndësishme është që muzika ime të prekë njerëzit, pasi ky është qëllimi im në muzikë”.

Sa i përket CV-së artistike, Gjon Muharremaj për herë të parë ka mahnitur publikun shqiptar në vitin 2011, gjatë pjesëmarrjes në “Albania’s Got Talent”.

Këngëtari, i cili atëkohë ishte në klasën e gjashtë, e befasoi jurinë e spektaklit me zërin e tij të veçantë dhe mjaft mbresëlënës. Gjon vazhdoi edhe me eksperiencën e tij si pjesë e spektaklit “The Voice” në Francë, ku la pa fjalë anëtarët e jurisë në Francë.

Në shkurt 2019 Gjon’s Tears publikoi videoklipin “Babi”, me të cilin mori pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 2019. Në mars 2020 Gjon’s Tears publikoi videoklipin “RépondezMoi”.

Ekipi i realizimit të klipit të këngës “Répondezmoi” donin ta bënin Gjonin të ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky.

Nuk ishte një sfidë e lehtë për artistin tashmë 23- vjeçar:

“Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej, sepse ne donim të përdornim elemente të vërteta për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”, tha ai.

“Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri”.

Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i “lNred Production”, Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në videoklipin, i cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg në Zvicër dhe disa vende të tjera.

Në mars 2021 Gjon’s Tears publikoi videoklipin “Tout L’Univers”, me të cilën përfaqëson Zvicrën në “Eurovision 2021”, në Roterdam të Holandës.

Gjon Muharremaj është përzgjedhur për të dytin vit rradhazi që të përfaqësojë Zvicrën, pas këngës së një viti më parë me titullin në gjuhën frënge “Repondezmoi”.

Komentuesit e Eurosong nuk rreshtin së bëri pyetje për të mësuar se kush është Gjon Muharremaj, djali me zërin brilant që këndon me lotët e tij, si nisi karriera në Shqipëri dhe triumfi i madh në Francë, duke u shndërruar në trofe i sigurt për zviceranët

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit