Viteve të fundit, me forcimin e Lëvizjes Vetëvendosje shumë ish-bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit dhe PDK-së kanë kaluar kah kampi tjetër. Tomë Gashi, që dikur e këshillonte Thaçin, tash bën shaka me të.
Avokati Tomë Gashi, që përkrah publikisht kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar sot një fotomontazhë, ku duket se tallet me ish-Presidentin Hashim Thaçi.
Për Ditën e Presidentit, sot janë mbledhur ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe presidentja e tanishme, Vjosa Osmani. Avokati Gashi ka publikuar fotografinë e tyre, duke e vendosur edhe Thaçin në prapavijë.
Meqë fotografia ishte shkrepur në një oborr, Gashi ua ka bashkëngjitur një fotografi të Thaçit duke krasitur degë të lisave dhe ka shkruar “Takimi i Presidenteve”.