10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Avdullah Hoti: Në qeverinë LDK-VV nuk bëhet Autostrada e Dukagjinit

Rekomandime

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk do të jetësohet në qeverisjen e një koalicioni të mundshëm të LDK-së dhe VV-së.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se ai projekt është i gabuar dhe në vend të saj qytetarët e asaj ane do të përfitojnë nga zgjerimi i rrugëve aktuale.

“Është komplet i panevojshëm. Është një projekt që nuk do te realizohet nga qeveria e ardhshme, ne e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë, sa i përket atij projekti”, ka thënë Hoti në një intervistë në KTV.

“Nuk e kemi komoditetin e as s’është e nevojshme që të ndërtojmë autostradë në ato toka bujqësore. Çka do të bëjmë ne është se nga Istogu, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe deri në Prizren do të zgjerohet komplet rruga ekzistuese, do të bëhen rrugë me katër shirita, jo rrugë e izoluar, në magjistralen ekzistuese në mënyrë që mos të shpenzojmë qindra miliona në shpronësime të tokave dhe ai korridor nga Peja deri në Prizren, por në veçanti nga Gjakova deri në Prizren të jetë një korridor që zhvillohen komplet bizneset, një tip zonë ekonomike”, ka shtuar ish shefi i grupit parlamentar të LDK’së.

- Advertisement -

Ai ka premtuar se kjo do të kryhet brenda një mandati.

“Nuk besoj që ka ndonjë problem që mos të realizohet brenda një mandati qeverisës”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit