15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Përplasen Haki Abazi dhe Imer Mushkolaj për deklaratat e Ramush Haradinaj

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është përplasur ashpër me analistin Imer Mushkolaj për shkak të deklaratave të Ramush Haradinajt në Kuvend.

Abazi ka thënë se Ramush Haradinaj po bënë deklarata kundër Kurtit për shkak të fushatës elektorale komunale që është afër.

- Advertisement -

“Albin Kurti nuk ka nevojë që unë t’i bëj avokatin. Të gjithë e dimë kush ka qenë në luftë Albin Kurti dhe rolin e tij në Zyrën e UÇK-së”, ka thene ai ne Dukagjini.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar analisti Imer Mushkolaj që ishte në panel të debatit.

“Zoti Abazi thatë se Kurti nuk ka nevojë për avokat, por edhe ju nuk kishin nevojë të reagonit kur zoti kurti ishte i pranishëm në parlament. Ju është dashur të mos flisni dhe t’ia leni publikut të vlerësojë deklaratën e Haradinajt ndaj zotit Kurti”.

- Advertisement -

Mushkolaj megjithatë thotë se LVV në të kaluarën njohët për deklarata të forta politike ndaj kundërshtarëve politikë.

Abazi i është përgjigjur Mushkolajt duke i thënë se “sulmi ndaj Kurtit është sulm ndaj gjithë partisë dhe deputetëve të LVV-së”.

- Advertisement -

“Nuk është Haradinaj njeri i parëndësishëm i politikës që ne të mos reagojmë. Ai bëri një helmim të publikut dhe elektoratit të tij me ato deklarata ndaj Kurtit”.

Mushkolaj i është kundërpërgjigjur Abazit duke i thënë se “LVV është ajo që më së shumti ka bërë helmim të opinionit publik me deklarata të tilla”.

Haradinaj i ishte drejtuar Kurtit në Kuvend: “A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit. Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto”, ishte pyetja e Haradinajt ndaj Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit