11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

“Besian Mustafa do te bëhët kryetar i LDK’së, Isë larg duart nga ai, shpurru!”

Rekomandime

Një reagim të ashpër kundër Isa Mustafës, i cili nuk e ka pritur edhe aq mirë kandidaturën e Besian Mustafës për kreun e LDK-së, ka ardh nga prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, ka kritikuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, që sipa tij, po tenton ta njollosë Besianin.

- Advertisement -

Maxharraj shkruan se Isa duhet të largohet nga Besiani dhe LDK-ja.

Sipas tij, djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafës, Besiani me 14 mars do të bëhet kryetar i LDK-së.

Ai ka akuzur Isa Mustafën se ka bashkëpunuar me ata që dyshohen që vranë Xhemajlin.

- Advertisement -

“…dhe, derisa babai i Besianit, Xhemajli punonte për idealet e LDK-së, së bashku me Ibrahim Rugovën, ai dyshohet se u vra nga falangat, nga klanet mafioze, nga njerëzit me të cilët t’i bashkëpunove që dhjetë vjet me të vetmin qëllim për ta shakterruar LDK-në, të cilën e prune në vetëm 12,6%”, shkruan mesa tjerash profesori.

Lexojeni shkrimin e plotë:

- Advertisement -

ISË IK, SHPORRU, LARG DUART NGA BESIAN MUSTAFA.

/Deshe ti apo jo Besian Mustafa do të jetë kryetar i LDK/

Isë, shporru, ik o i pafytyrë nuk ke marre të tentosh ta njollosësh Besian Mustafën rugovistin e përbetuar, njeriun me bagazh kombëtar, njeriun pa afera dhe skandale korruptuara siç je ti, të birin e bashkëpunëtorit më të afërtë të Ibrahim Rugovës, themeluesit të LDK, të cilët e ngritën LDK në parti gjithëpopullore ku në fillim ishin të anëtarësuar në të mbi 700 mijë anëtarë, e ngritën në parti shtetformuese, institucionale, e cila shqiptarët i ndau nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar shtetin paral deri në pavarësinë e Kosovës.

Isë, Ik, shporru nga LDK, larg duart nga Besian Mustafa, sepse, ky, deshe ti apo nuk deshe do të zgjedhet Kryetar i ri i LDK me 14 mars 2021, sepse është njeriu me kredibilitet për të marrë këtë postë, derisa ti Isë dikur ishe në anën e kundërtë të barikades, baba i Besianit, Xhemajl Mustafa po bënte plane së bashku me Ibrahim Rugovën për zhvillimin dhe forcimin e LDK e cila ishte parti prijese në fillim të pluralizmit në të gjitha trojet shqiptare.

Dhe derisa baba i Besianit, Xhemajli punonte për idealet e LDK-së, së bashku me Ibrahim Rugovën, ai dyshohet se u vra nga falangat, nga klanet mafioze, nga njerëzit me të cilët t’i bashkëpunove që dhjetë vjet me të vetmin qëllim për ta shakterruar LDK të cilën e prune në vetëm 12,6%.

Për të u përqafuar me njerëzit e krimit ti Isë i tradhetiove idealet e LDK, i shkele qëndrimet dhe parimet e sajë dhe u hudhe në përqafim të botës së krimit të Klanit Pronto, SHIK-ut dhe të Hashim Thaçit, të cilin ti Isë për inate të LDK, dhe për inat të amanetit të Ibrahim Rugovës, se Thaçin duhet mbajtë larg pushtetit, ti me qëllim dhe për interesa tua personale e zgjodhe për president të cilit me pastaj gati se ia pa sherrrin Kosova duke bërë plane me dreqin e të birin e tij, me klane mafioze serbo-ruse për ndarjën e Kosovës, apo për korigjimin e kufijve.

Por ti Isë Mustafa shkove edhe më largë me sa që u bënë pjesëmarres direkt për humbjen e Çakorrit, ia solle Kosovës “Zejednicën me kompetenca ekzekutive, pra deshte ta formosh një” mini shtet serb” në zemër te Kosovës, por fati të ndali Kushtetuesja.

Apo bëre komplot së bashku me Thaçin, Veselin, etj. dhe me atë antishqiptarin amerikan Grenell për ta rrëzuar qeverinë Kurti, për ta sjellë në pushtet qeverinë kukull të krimit të organizuar.

Por ti Isë nuk u ndale më kaq, nga njemendësia e trashëguar ti nuk duron mendimin ndryshe në LDK, i kundërshton të gjithë ata që të dalin përpara, jo vetem që i kundërshton por edhe i përjashton nga LDK siç veprove me ikonën e LDK, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ta thej qafën ta përgjysmoi partinë, ajo u votua me mbi 300 mijë votues, kurse ti me klanin tënd mbete me gishta n’gojë.

Ikë, Isë shporru sa më larg nga LDK sepse nuk ke kurrfarë të drejte, pos asaj uzurpuese, të qendrosh edhe më tutje në LDK. MË 14 mars 2021 edhe është fundi tragjik i yti në politië, ate ditë Kuvendi i Përgjithshëm i LDK nuk do ta aprovoi dorëheqjën, por do të shkarkohësh si fajtori kryesor me klanin tënd, për përmbysjën dhe katastrofën qe ia solle LDK. Jo vetëm që do të shkarkohësh për edhe duhet të përgjigjesh për sjelljet tua arrogante, rrugaqërije në drejtim të fundosjës së LDK.

Kurse po atë ditë në krye të LDK do të reflektoj një figurë tjetër, do jetë ky kryetari i ri Besian Mustafa, të pelqej ty ose jo Isë Mustafa. Sepse, Besiani nuk është varësi yt, nuk është amaneti yt që po tenton ta lesh njerin nga ata si trashëgimtar, por nuk do të ia dalësh, sepse Besian Mustafa është më i fortë se sa ti, është më i fortë se sa klani yt mafioz, është më i fortë se sa shikistat që i kë mbrenda LDK, që për perkrahjën e tyre edhe e zapove LDK derisa e shkatërrove.

Pra, ik Isa, largohu, shporru nga LDK sa nuk të ka zënë taksirati, sepse siç thotë populli mos të zëftë taksirati, sepse taksirati është i madh.

Nga: Prof. dr Binak MAXHARRAJ

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit