14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Spanja nuk e ka në plan të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë

Rekomandime

Mediat në Kosovë raportuan se Spanja është duke planifikuar të hapë një Zyrë Ndërlidhëse në Kosovë.

Madje thanë se për këtë është angazhuar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

- Advertisement -

Mirëpo kjo gjë është demantuar nga Ministria e Jashtme spanjolle.

Burime diplomatike i ka thënë gazetës “Zëri” se qëndrimi i shtetit spanjoll karshi pavarësisë së Kosovës vazhdon të jetë i pandryshuar.

“Nuk ka asnjë plan për hapje të një Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë. Qëndrimi i Spanjës për mosnjohje të pavarësisë, vendim ky i miratuar nga Prishtina në vitin 2008, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë derisa çështja të zgjidhet përmes dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ky burim brenda MPJ-së spanjolle për “Zërin”.

- Advertisement -

Kjo Ministri e konsideron lajm të mirë rinisjen e dialogut. Madje thotë se është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për të tentuar të arrihet një marrëveshje e pranueshme nga të dy palët dhe që respekton Ligjin Ndërkombëtar.

“Për ta arritur këtë qëllim, ne kemi një Përfaqësues të Lartë, zotëri Borrellin, i cili është shumë i interesuar të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit dhe me punën e mrekullueshme të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, të cilin e mbështesim plotësisht”, theksoi burimi për “Zërin”.

- Advertisement -

Spanja, tha më tej ky burim, është e gatshme të bashkëpunojë, “sa më shumë që të mundemi, në këto përpjekje, sepse prioritet për Spanjën është stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik i Ballkanit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit