10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon Donika Gërvallës

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar sot gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, duket thënë se gazeta në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj e që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vr.asje pas përfundimit të Iuftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krlmet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

- Advertisement -

Për këto fjalë të Gërvallës ka reaguar redaktori i gazetës në fjalë, Andreas Ernst, duket thënë se gazetari që e ka shkruar tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi indivduale.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krlmet e pasIuftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i NZZ.

Ernst tutje i ka reaguar Gërvallës edhe për pohimin se pas qershorit 1999 nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK’ja u shpërbë më 20 shtator 1999.

- Advertisement -

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK’ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit