Vdes në vendin e punës punonjësja e Policisë së Kosovës, Suada Jashari

0
189

Suada Jashari, rreth 60-vjeçare, ka vde.kur të enjten rreth orës 10:00 në vendin e punës, në stacionin policor në Fushë Kosovë.

IndeksOnline mëson se e ndjera ka qenë e punësuar si staf civil dhe asaj fillimisht i ishte keqësuar gjendja shëndetësore e më pas kishte humbur edhe vetëdijen.

Sipas policisë, vdek.jen e koleges së tyre e kishte konstatuar mjeku kujdestar.

“Me vendim të prokurorit, trupi i saj është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kolegët e Suadës thonë se ajo ishte punëtore e përkushtuar në punë dhe do ta kujtojnë përherë si njeri të urtë e të punës.