Shpërthen fabrika e municionit, tronditet Serbia

0
622

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka ndodhur në mëngjesin e të premtes në një uzinë ushtarake në Serbi – duke bërë që të evakuoheshin punëtorët dhe qytetarët që jetojnë në afërsi.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar nga ky rast deri tash, raporton AP.

Ky shpërthim në këtë depo municioni në fabrikën Slloboda në Çaçak ka shkaktuar zjarr të madh gjatë mëngjesit.

Çaçaku ndodhet rreth 140 kilometra larg Beogradit.

Policia e ka rrethuar zonën dhe i ka udhëzuar qytetarët në afërsi që të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.