Pas një deklarate të Lutfi Haziri në lidhje me një paralajmërim që ia bëri Qeverisë Kurti për dialogun me Serbinë, ka reaguar prof. Dr. Binak Maxharraj.
Haziri ka thënë se nëse nuk trajtohet me seriozitet dialogu atëherë rrezikohet të shkohet një hap tjetër, e që është konferenca ndërkombëtare.
Në lidhje me këtë çyshte Maxharraj përmes një postimi në Facebook shkruan se dialogu nuk rrezikohet nga Albin Kurti, por është rrezikuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Maxharraj pyet Haziri se ku ishte kur Thaçi dhe Mustafa në vitin 2015 ia futën thikën Kosovës, duke nënshkruar Asociacionin e Komunave serbe me kompetenca ekzekutive.
“Pse ti Lutë nuk i reagove atëherë shefit tënd Isa Mustafës por edhe Hashim Thaçit për këtë pabesi qe ia bënë shtetit duke ia cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial. Pse heshte Lutë atëherë, nuk reagove fare, kurse tash po qon krye si mzati kishe po them diçka. Fajtor për Asociacionin po dihet se kush janë, po e dinë edhe populli, nuk mundemi më me i qitë hi syve sepse ai tanimë është vetëdijesuar”, shkruan Maxharraj në Facebook.
Postimi i plotë:
LUTË, DIALOGU ËSHTË RREZIKUAR NGA HASHIMI DHE ISA, KURTI DO MUNDOHET TA SHPËTOI.
Nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar Qeverinë Kurti, se nëse nuk e trajton me seriozitet dialogun me Serbinë, rrezikohet të shkohet në një hap tjetër, që është sipas tij konferencë ndërkombëtare.
Jo Lutë dialogun nuk e rrezikon Albin Kurti, dialogu veç është rrezikuar deri ne fund nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, kurse Albin Kurti do te mundohet ta shpejtoj dialogun që e katandisën keq, me papërgjegjësi morale e shtetërore Hashimi dhe Mustafa.
Po, ku ishe ti o mjeran o i gjorë kur Hashim Thaçi me 2013 dhe Isa Mustafa me 2015 ia futën thikën Kosovës pas shpine duke e nënshkruar Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, qe i bie si një territor autonom për Veriun, ku Gjykata Kushtetuese i gjeti 23 vërejtje, parregullsi, antikushtetuese.
Pse ti Lutë nuk i reagove atëherë shefit tënd Isa Mustafës por edhe Hashim Thaçit për këtë pabesi qe ia bënë shtetit duke ia cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial.
Pse heshte Lutë atëherë, nuk reagove fare, kurse tash po qon krye si mzati kishe po them diçka. Fajtor për Asociacionin po dihet se kush janë, po e dinë edhe populli, nuk mundemi më me i qitë hi syve sepse ai tanimë është vetëdijesuar.
Nuk mundesh ti Lutë Haziri qe fajin e shefave tu me ja hedhë Albin Kurtit kur ai e gjeti dialogun të bërë bërllok nga Thaçi dhe Mustafa,te cilët i nënshkruan Marrëveshjet për Asociacionin, në të cilat po thirret dhe qirret Vuçiq duke thënë se ju vete e keni nënshkruar, keni marrë obligim ndërkombëtar dhe duhet ta realizoni.
Fol tashti Lutë Haziri i kujt është faji.
Albin Kurti krejt se çka mund të bëjë është qe te mundohet ta largoj rrezikun qe e shkaktuan shefat tu.
Po ju te LDK dhe të PDK si e keqja me e madhe e këtij vendi që i shkaktuat dëm të pariparueshëm Kosovës, pse po fshiheni tani pas perdes në vend se te angazhoheni aktiviste në dialog,për të shpëtuar atë që e përmbysen shefat e Juaj, por po prisni gabimet e mundshme të Kurtit.
Por, Kurti nuk gabon, ai nuk s’ka për çka ta rrezikoj dialogun kur ai veç është rrezikuar nga Thaçi dhe Mustafa.