Komuniteti LGBTIQ në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar që termi “nënë” të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumentet tjera dhe në vend të saj të përdoret një term më korrekt politikisht si “prind që ka lindur”.
“Ibc” shkruan se komuniteti LGBTIQ ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Sipas tyre, fjala “baba” gjithashtu duhet të shmanget, si pjesë e shtytjes drejt gjuhës asnjanëse gjinore. Ata gjithashtu kërkuan që njerëzit që vetëidentifikohen si femra duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u ishte caktuar në lindje.
Komuniteti gjithashtu ka kërkuar, ndër të tjera, që vendet e punës duhet të përpiqen drejt “krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore, banjave të të gjitha gjinive dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë”.
Kujtojmë se edhe pse gjatë viteve të fundit ka patur disa përpjekje për ndryshime të Kodit të Familjes, nga organizata të ndryshme, për lejimin e birësimit të fëmijëve nga pjesëtarë të komunitetit LGBTI+. Ky komunitetet po vazhdon të lobojë për njohjen ligjore të marrëdhënieve të tyre.