Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrstuar një person të dyshuar, për suIm fizik ndaj një femre.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për djalin e Rifat Jasharit, Fazli Jasharin, i cili thuhet se i ka shkaktuar Iëndime trupore, ish të dashurës së tij.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja për informim e rajonit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, e cila dha edhe detaje.
”Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Iëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e suImit fizik, në këtë rast Iëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”.
Sipas Ahmetit, i dyshuari i arrstuar, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.