Serbia ka zgjedhur pikërisht sot përderisa po mbahet takimi në Bruksel në mes të Vucic dhe Kurti, që të nisi stërvitjen “Goditja e Rrufeshme” me 15 mijë ushtarë, shkruan Gazeta Metro.
Në një njoftim për shtyp, mediat serbe kanë bërë të ditur se Ushtria Serbe me direktivat e presidentit serb, Aleksandër Vucic ka filluar stërvitja “Goditja e Rrufeshme” 2021, kontrolli i gatishmërisë luftarake të komandave, njësive dhe institucioneve të Ushtrisë Serbe.
Siç thuhet, në këtë ushtrim janë duke marrë pjesë rreth 15 mijë ushtarë serb.
Ky ushtrim po kryhet në tetë vende në të gjithë Serbisë nga njësitë e Ushtrisë, Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore, Brigada e 72’të e Operacioneve Speciale dhe Brigada 63 e Parashutës.
Ky veprim nga shteti serb vjen pikërisht në kohen kur në Bruksel, pas shumë kohësh ka rifilluar dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Edhe njëherë, Vucic po bën lojën e vet. Me direktivat e tij në ditën dhe kohën që po zhvillohet takim me Kurtn në Bruksel, në Serbi zhvillohen ushtrime me plotë 15 mijë ushtarë serb./gazetametro.net