4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nëna nga Mitrovica rrethon foshnjën me injeksionet që i përdori për ta ruajtur shtatzëninë

Rekomandime

Një mjek nga Mitrovica është befasuar pas vizitës që atij ia ka bërë një nënë bashkë me foshnjën e saj.

- Advertisement -

Nëna që kishte lindur fëmijën e saj në javën e 35-të të shtatzënisë, i ka treguar doktorit Ismail Lutolli, se fëmija është në gjendje të mirë, pavarësisht një shtatzënie të vështirë dhe një lindje të parakohshme, shkruan Gazeta Infokus.

Mjeku që e ka përcjellë shtatzëninë e kësaj zonje, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet e porsalinduri i rrethuar me një pjesë të injeksioneve që ajo i ka marrë për ta ruajtur shtatzëninë.

Lutolli ka bërë një postim duke treguar në këtë rast, forcën dhe sakrificën e një nëne për sjellë në jetë foshnjën e saj.

- Advertisement -

Ky është postimi i Dr. Lutollit:

“Sot në na vizitoi një fëmijë i veçantë i lindur në javën 35-të të shtatzanisë, me peshë vetëm 1kg e 800 gram, mirëpo tani duke falënderuar Zotin gëzon shëndet të plotë.
Në fotografinë që shihni janë një pjesë e ineksioneve që nëna përdori për të mbajtur shtatzaninë. I përdori, e duroi dhimbjen dhe ia doli me ndihmën e Zotit e përkushtimin e stafit mjekësor dhe solli në jetë fëmijën që tani gëzon shëndet të plotë. Mos u dorëzoni asnjëherë në shtatzaninë e veshtirë, pas çdo vështirësie vie lehtësimi dhe një ditë mund të gëzohemi me një fëmijë të tillë. Gruaja, nëna është një heroinë në rrugën e saj në shtatzaninë e saj. E tillë është edhe nëna e fëmijës në foto”, ka shkruar Doktori Ismail Lutolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit