Vitia tregon sa vaksina Pfizer kanë ardhur sot në Kosovë

    0
    241
    Arben Vitia

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave të Pfizer kundër koronavirusit, nga kontrata e nënshkruar mes ministrisë dhe Pfizer-it.

    Ky dikaster nuk ka bërë të ditur numrin e vaksinave të sjella në Kosovë

    Pas këtij njoftimi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se sot kanë mbërritur 81 mijë e 900 doza të vaksinave Pfizer.

    “Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë”, ka shkruar Vitia.