-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vjehrrit nga Prizreni i “zhduket” reja, e gjen shëndoshë e rehat te një burrë tjetër në Klinë

Rekomandime

Më datë 20 qershor, një person ka raportuar në Policinë e Prizrenit se gruaja e djalit të tij është zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Të dy (vjehrri dhe reja) kishin qenë në një market, derisa gruaja ishte larguar në drejtim të panjohur e nuk është lajmëruar në shtëpi dhe as në telefon.

- Advertisement -

Pas pranimit të kësaj informate, Policia e Prizrenit në konsultim me prokurorin kujdestar kanë hapur rastin për “Person të zhdukur”, derisa kanë ndërmarrë veprimet hetimore.

Indeksonline përmes burimeve në PK mëson se, sot më datë 29 qershor, është gjetur personi i zhdukur në fshatin Jashanicë të Komunës së Klinës.

Të njëjat burime thonë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjithashtu është bashkëjetuar me një person me dëshirën dhe pëlqimin e saj.

- Advertisement -

Për këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon ne procedurë te rregullt duke vazhduar me hetime te mëtutjeshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit