9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes në moshën 33 vjeçare këngëtari kosovar

Rekomandime

Ylber Aliu vdiq pas një sëmundje të shkurtër.

- Advertisement -

Këngëtari nga Shkupi, Ylber Aliu, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, ndërsa lajmi u bë i ditur nga familjarët e miqtë e tij.

Ylberi thuhet që kohën e fundit luftoi me sëmundjen e veshkëve, ndërsa ndërroi pasi nuk i përballoi sëmundjes.

Këngëtari njihet si artist, muzicient e interpretues i ilahive.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e Aliut.

“Me pikëllim të thellë sonte mora lajmin për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të muzicientit të mirënjohur Ylber Aliut.
Ylberi gjithmonë do të mbetet në kujtimet tona si një artist dhe muzicient, por edhe si interpretues i ilahive, e mbi të gjitha edhe si një njeri me virtyte të larta.
Familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit dua t’iu shpreh ngushëllimet më të thella!
Prehu në paqe Ylber, do t’i mungosh pa masë shoqërisë!”, shkruan ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit