Një bujk në fshatin Gjonaj të Prizrenit nuk ia ka falur shoferit të kombajnës refuzimin që të mos e korrë grurin në arën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren tha për Sinjalin se bujku dyshohet se e ka rra. hur shoferin e kombajnës për shkak se ai sot nuk kishte shkuar që të korrë grurin në arën e tij, por kishte vajtur në arën e komshiut.
Për shkak të këtyre dyshimeve, ky burim bën të ditur se bujku në fjalë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.