Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se Nëndega 1 e PDK-së ka kaluar në partinë e tij.
Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke dhënë detaje për dakordimin që bënë të dy palët.
“Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar z. Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje”, tha Haradinaj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vizionit tonë për Prishtinën që e duam, sot iu bashkua Nëndega 1 e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega 1 e Lagjes së Spitalit, me kryetar z. Fetah Sopi. Në këtë takim u dakorduam se si asnjëherë më parë Prishtinës i duhet guxim dhe vendimmarrje në qeverisje.
Lagjeve të Prishtinës një nga një do t’ju zgjidhim problemet, pa dallim. Nuk ka më fjalë boshe por punë konkrete në dobi të qytetarëve.
Na priftë e mbara!
#eparaPrishtina