Një qytetare e cila është helmuar dhe po trajtohet në QKMF në Deçan, ka treguar për simptomat që ka përjetuar nga ky helmim.
Në një prononcim direkt, qytetarja thotë se fillimisht kishte mundim, pastaj shtrëngime në stomak duke vazhduar me vjellje.
Ajo thotë se ky është infuzioni i dytë që është duke e marrë për shkak që po vazhdon të ketë mundime.
“Mundim, shtrëngim në bark pastaj vjellje. E kom marrë një u bëra më mirë, por prapë po më ndodh dhe erdha me marr edhe një tjetër. Infuzioni po më ndihmon shumë. Mos me kon mjekt cka kishim bo na”, tha ajo në Kanal 10.
Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.