19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Mali i Zi i përgjigjet Kurtit: E llogaritë të përfunduar çështjen e kufirit me Kosovën

Rekomandime

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ”se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018”, duke thënë se marrëveshja është valide dhe se ajo duhet të respektohet.

Madje, ai vuri në dukje se ”marrëveshja është obligative për të dy shtetet”.

- Advertisement -

Sipas tij, cështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike dhe nëse preken kufijtë, potencialisht është një luftë.

Ndaj, Krivokapiq shtoi se dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen që është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe nuk sheh arsye pse të ngrihet kjo çështje.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi së fundmi në Kuvend se ai do të bëjë maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018 kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje që sipas tij, ia humbi territorin Kosovës./klankosova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit