2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Liri Loshi habitet me paraqitjen e Ramush Haradinajt nga Deçani: Nuk mjaftojnë as 700 pikëçuditëse!

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka komentuar një paraqitje televizive nga Deçani të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Loshi ka thënë se nuk mjaftojnë as 700 pikëçuditëse se si Haradinaj, që u paraqit së bashku me specialistin e sëmundjeve infektive, fliste për pacientët, derisa mjeku vetëm rrinte pas tij.

- Advertisement -

“Po e shikoj me interesim paraqitjen e Rumush Haradinajt nga Deçani për TV Dukagjinin. Prapa kishte dy mjekë, njëri nga të cilët është edhe deputet i AAK-së dhe specialist i sëmundjeve infektive, nga më të mirët që ka Kosova. Ndoshta është më i miri i të mirëve. Dhe, doktori rrinte (lexo: mbahej) pas liderit të tij derisa ky si një injorant i fushës së mjekësisë fliste për pacientët me simptomë të vjelljes dhe barkqitjes! As gazetari nuk bëri ndonjë përpjekje për ta marrë mendimin e ekspertit që e kishte vetëm dy hapa tutje. Dhe, as drejtuesi i debatit në studio nuk kishte pyetje për ekspertin, por për Ramushin!!! Tri pikëçuditëse janë pak. As 700 nuk mjaftojnë”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Haradinaj ishte në Deçan, ku po trajtohen shumë pacientë, pas dyshimeve për helmim me ujë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit