8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çmimet e hoteleve në Shqipëri më shtrenjtë se në Californi

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ishte viti 2003 kur, me ftesë të State Departamentit gjatë krejt korrikut të atij viti qëndrova në Amerikë. Rreth e rrotull saj. Pikërisht në këtë kohë duhet të shkoja në Californi, në një nga qytetet më ekskluzive të saj dhe për mua ndër më të bukurit në botë, Dan Diego. Shkova.

Aranzhimi ishtê bërë për Hotel Hilton, buzë Oqeani. Çmimi ishte 120 dollarë, ose 100 euro. Edhe sot, çmimet nuk kanë ndryshuar thuajse fare atje.

Ndërkohë, këto ditê po kërkoja të gjeja ndonjë hotel në Shqipëri, ose evetualisht Ulqin. Në disa që gjeta vend, askund nuk ishte nata nën 150 euro për dhomë!

- Advertisement -

Çka të ofrojnë ato hotele pos rrëmujës e detit të ndotur. Çka janë këto çmime astronomike për do pushime të zorit. A e dini ju pronarë të hoteleve që pas dy muajsh do t’ju duhet prapë të punoni e turistët e vikendeve do të jenë shumë të trembur që t’ua mësyejnë.

E di që pata disa ditësh shkrova që Shqipëria është më e lirë se Kosova. Prap vazhdoj të mendoj njësoj. Por, turizmi duhet të bëhet përmes hoteleve e këto çmime në qiell, në kohën kur ne kosovarët nuk mund të shkojmë askund tjetër për shkak të vizave, është i padrejtë. Kështu na përzini. Pas pandemisë do të marrim viza dhe Selanikun e kena gati njëjtë sa Durrësin. Mos na ofroni çmime më të shtrenjta se atje.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit