Gazetari Xhevdet Pozhari, është shprehur kritik ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai i ka reaguar Haradinajt, lidhur me deklaratat me rastin e helmimit të rreth 1500 qyterarëve në Deçan.
“Ani me ja ngu fjalët Ramushit e me ja pa fotot me thika nëpër veri, thu ti asnjë serb nuk mundet me kalu kah Deçani, e lene mo mu afru te burimet e ujit.
Rri bre qaty në pallatet e tua se me atdhetari moti jeni përshëndet!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Haradinaj, dje në një postim në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të kthehet nga Greqia e të merret me qytetarët e helmuar në Deçan.
“Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar Haradinaj.