Diplomati Mal Berisha tha se Albin Kurtin e presin shumë punë të mëdha, sa i takon dialogut me Serbinë.
Mal Berisha: Ai është njeriu që do të udhëheqë Kosovën. I ka kaluar të gjitha shkallët. Është i lexuar, i ditur.
Unë besoj tek patriotizmi i tij dhe dua të besoj dhe nuk dua të zhgënjehem si asnjë shqiptar patriot që të mos bëjë lëshime në atë që do ta presë. Ata e presin punë shumë të mëdhaja, jo vetëm drejtimi i qeverisë, jo vetëm rritja e mirëqenies dhe punësimit, por ai ka një barrë tjetër, që janë diskutimet me Serbinë. Nëse ka një njeri që e ka provuar se çfarë do të thotë të jesh nën trysninë fizike të serbe është Albin Kurti. Për momentin duhet të besojmë kështu, pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.