-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pasi u morën me fustanin e vajzës së Kurtit, PSD i kthehet asaj për çka protestuan: Pse 5 euro tiketë?

Rekomandime

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se reagimi i Qeverisë për arrestimet e djeshme ka ardhur vetëm pas presionit të qytetarëve dhe opinionit publik.

- Advertisement -

Kuçi tha se reagimi i djeshëm i Qeverisë është i vonshëm dhe ka ardhur vetëm prej zorit.

“Reagimi i Qeverisë nuk erdhi pasi u përdor dhunë nga policia, as pasi u arrestuan aktivistët. Qeveria ka reaguar vetëm pas presionit të madh të qytetarëve dhe opinionit publik. Prandaj reagimi doli në ora 23:00. Kjo është mënyra e vetme sesi ky pushtet matet. Reagimi është i vonshëm, dhe erdhi prej zorit”, tha Kuçi, përmes një postimi në Facebook.

Ajo shtoi se Qeveria nuk mund të fshihet pas një suspendimit të një polici, po thotë se ajo fshihet pas një një reagimi që flet për të drejtën për protestë, e në njëjtën kohë dhe për të njëjtin parim mbanë të burgosur Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

- Advertisement -

“Dhuna policore ndaj aktivistëve tregon për fillimin e përndjekjeve. Ajo merr forma të ndryshme në kohë, por qëllimi është i njëjtë: paqtimi i dallimeve, dëgjueshmëria, disiplinimi. Policët më të zellshëm në ushtrimin e dhunës janë ata që marrin tagrin moral e politik prej populizmit të Kryeministrit Kurti. Rendet me tendenca totalitare janë të rrezikshme sepse funksionojnë pa nevojën për komandime direkte nga sipër. Dhuna policore është e papranueshme. Por t’i kthehemi përsëri pyetjes qendrore: Pse 5 euro tiketë? Pse po krijohet monopoli? Pse?”, tha Kuçi.

Kujtojmë se dje pas një aksioni të PSD-së, u arrestuan me forcë disa zyrtarë të PSD-së, në mesin e tyre edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili po mbahet në paraburgim për 48 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit