2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Altin Goxhaj: Në shtator do të mbyllemi sërish, kështu do të vazhdojë për dhjetë vjet!

Rekomandime

Avokat Altin Goxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit.

- Advertisement -

Avokati dha alarmin se në shtator shkolla do të nisë 2 javë më herët dhe kjo për arsyen se si shkolla ashtu dhe vendi do të mbyllet sërish. Kjo situatë sipas tij do të vijojë deri në 10 vitet e ardhshme dhe nuk do të përfundojë në 2021-shin.

“Shkolla do të fillojë dy javë para për fëmijët. E dini pse? Sepse do të mbyllet shumë shpejt dhe shkolla dhe Shqipëria, siç do të mbyllen dhe vende të tjera. Pra plani i këtyre, i madhi fare, i pa treguar, ishte që të mbyllemi në shtëpi se kemi halle dhe na duhet të shpëtojmë. Ky plan vazhdon të paktën 10 vjet. Ky plan do vazhdojë, pasi ‘Adhamudhi’ i OBSH-së dhe zyra evropiane e shëndetit thanë se tani vjen e keqja, tani do fillojnë valët e rënda, tani do fillojë plandemia e vërtetë. Pra koncepti është që këta kanë një plan të vazhdueshëm, ku për çdo variant të ri, gama, delta, ypsilon dhe zeta që do nxjerrin këta çdo herë, do shtohen dozat e vaksinës për këta që janë vaksinuar.

Këta që po bëjnë eksperimente, jo me majmunë, as me vullnetarë, por me tufa njerëzish, ku çdo tufë ka nga të paktën 1 miliardë, këta që duan t’ia bëjnë tani vaksinën fëmijëve, detyruan grekët që të mbushin rrugët dhe të paralajmërojnë qeverinë se do ta djegin nëse do të guxojë të vazhdojë planin e saj.

- Advertisement -

Kjo puna e planit grek është si puna e atyre testimeve ‘e hanë, s’e hanë’, po reaguan shohim ç’të bëjmë.

Mesazhi grek është shumë i rëndësishëm dhe po përhapet në të gjithë Evropën, sepse grekët bënë një avancë më të madhe se të tjerët.

- Advertisement -

Unë e kam konsideruar gjithmonë xhelozinë time ndaj grekëve, për atë qytetarinë, patriotizmin dhe dashurinë për familjen që ata kanë“, tha Goxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit