Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës.
Mediat lokale në Gjilan raportojnë se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Rasti tr*agjik dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Viktima ishte rreth 44-vjeçare.