Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i është gëzuar vendimit të ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e kontratës së tiketës ngjitëse prej 5 euro.
Pas fjalimit të ministrit Liburn Aliu ku konfirmoi pezullimin e kontratës, Konjufca duke qeshur tha “shumë bukur kjo” për t’ia dhënë fjalën më pas ministrit të Bujqësisë.
Lexo Edhe:
Gjermania i zgjat masat në kufij, ministri: Tani po vendosim se si do të jetë vjeshta për ne
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.
Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Reklamë
“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ai në Facebook.