Nga Viktor Buzhala
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Tokyo. E fitoi për Kosovën. Kjo është pjesëmarrja e dytë në Lojëra Olimpike e Kosovês dhe medalja e dytë e artë. Të mos harrojmë që Majlinda Këlmendi, Nora e Akil Gjakova nuk kanë garuar ende. Medaljet vetëm do të shtohen.
Të gjitha këto janë meritë e njeriut të vetëm në Kosovë që di ta kryejë punën qysh duhet, Driton Kukës. Ushtarët e tij kanë dominim total në botë. Fitojnë medalje ari kudo që të marrin pjesë. Në gara ballkanike, evropiane, botërore, olimpiada, gjithkah. Thjeshtë janë të pandalshëm.
Nëse ata janë jashtë vendit, është e sigurtë që do ta sjellin një sasi ari në Kosovë. Sot, ndoshi ari në kryeqytetin e xhudos, aty ky ku sport është gjithçka, në Tokyo. E në finale u mposht një vendase, një japoneze. E gjithë kjo tregon që asgjë nuk është rastësi.
Driton Kuka po e mbush vendin ari, realisht po e stolisë me ari. Pra, po e bën të shndêrrisë. Flamuri ynë edhe sot, edhe 500 herë tjera falë punês së tij dhe ekipit të tij ishte mbi të tjerët. Pra, një vend i vogël, por një superfuqi në xhudo, falë tij.
Realisht ne kemi edhe ari e argjend bukur shumë. Vetêm duhet të kryhet puna mirë edhe aty dhe do tia ndihmonin Kosovës. Fatkeqësisht, aty nuk ishte një Toni Kukë që të udhëhiqte. E bênin do tjerë, që në vend të arit, prodhonin bërllog.
Nejse, me rendësi nuk jemi pa ari, pasi po na vjen nga Japonia e largët. Urime Distria, Urime Kosovë!