4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Diplomati amerikan: Thaçi më tha, kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve?

Rekomandime

Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018.

- Advertisement -

Phillips, që është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Kolumbia për Studime të të Drejtave të Njeriut dhe që ka shkruar rreth Kosovës që nga viti 1989, kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës – MPJ, më 26 shkurt 2018.

Në kontratën e tij thuhet që ai duhet të ofrojë “këshilla sipas kërkesave të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme […] për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe regjionin, duke përfshirë këshillat që lidhen me Dialogun me Serbinë”.

Phillips ka folur rreth dy kërkesave që Thaçi i kishte për të gjatë kohës që po punonte për MPJ-në.

- Advertisement -

“Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] më kërkoi që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”.

Phillips tutje tha që “ai po ashtu më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve”.

- Advertisement -

“Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”.

Phillips përshkroi në detaje një udhëtim që ai dhe vajzat e tij adoleshente kishin pasur në Kosovë në mars të vitit 2019, kur familja po bënin përpjekje që të rindërtonin Bibliotekën e Mitrovicës përmes fondit të familjes Phillips. Phillips pretendon që në këtë udhëtim, Thaçi e kishte akuzuar atë se ishte shitur.

Philips ka deklaruar që “gjatë udhëtimit, i dërgova vajzat e mia binjake që ishin 15 vjeçare që ta takonin Presidentin Thaçi”. “Në sy të fëmijëve të mi, ai më akuzoi që isha i korruptuar. Ai më pyeti ‘kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve? E di që jeni shitur, prej nga kanë ardhur ato para?’

“Asnjë shumë parash nuk do të më bindte që të tradhtoj ndërgjegjen time,” ka deklaruar Phillips.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit