0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagojnë mediat serbe pas triumfit të Nora Gjakovës, “e ashtuquajtura Kosovë fiton një tjetër medalje olimpike”

Rekomandime

Suksesi i xhudisteve nga Kosova nuk po lë pa u komentuar as nga mediat serbe.

Ata vazhdojnë t’i referohen Kosovës si e “ashtuquajtura Kosovë” dhe “shteti i vetëshpallur i Kosovës”.

- Advertisement -

“E ashtuquajtura Kosovë fitoi një tjetër medalje të artë”, kështu shkruan mediumi serb, B92.

Ndërsa, Radio televizioni i Serbisë, ndali transmetimin gjatë ndeshjes finale të Nora Gjakovës kundër xhudistet franceze, Sarah Leonie Cysique.

- Advertisement -

Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit