17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ramush Haradinaj reagon për debatin rreth shamisë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në Prizren, ka qëndruar edhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren nga ku ka reaguar për debatin që nisi ditën e djeshme, që ndodhi në një shkollë në Gjakovë, rreth vendosjes së shenjës se ndalohet shamia, duke e konsideruar vendosjen e shenjave të tilla si të panevojshme.

Dua të dërgoj edhe një porosi.

- Advertisement -

Ne jemi një. Një komb një vlerë, nuk ndahemi.

Kur them nuk ndahemi, do të dimë mos me ra në gracka dhe debate të panevojshme.

Ju e patë se si ndodhi një debat për simbolet dhe gjërat e lejuara apo të palejuara në shkolla.

- Advertisement -

Të ju them të drejtën ajo shenjë ishte e panevojshme në një shkollë.

Ajo çështje do të duhej të trajtohet në kanalet e veta zyrtare dhe administrative, pra në vijën institucionale.

- Advertisement -

Po jo të nxisim debate që se kanë kohën edhe vendin dhe të lëndojmë ndjenjat e ndërsjellta”, tha Haradinaj, thuhet në komunikatën e AAK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit