13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Biznesmeni ukrainas ofroi 100 mijë dollarë për eleminimin e saj e ‘Zonjës së çeliktë të Putinit”, është me origjinë nga Serbia

Rekomandime

Ish-prokurorja e Krimesë dhe ish-deputetja e Dumës ruse Natalia Poklonskaya, së bashku me Gardën Ruse, shpërndanë ushqime dhe ilaçe në rajonin Kherson të Ukrainës, i cili aktualisht është nën kontrollin e agresorit.

Ajo është me origjinë serbe. Një biznesmen ukrainas ofroi 100 mijë dollarë për arrestimin ose eleminimin e saj.

- Advertisement -

“Për shkak të mungesës së produkteve thelbësore, ilaçeve jetike, njerëzit janë në prag të një katastrofe humanitare,” shkroi Poklonskaja, e cila është me origjinë nga Serbia.

raporton N1 BiH,

Menjëherë pas deklaratës së saj, u publikua informacioni se biznesmeni ukrainas Seyar Kurshutov i kishte premtuar 100,000 dollarë kujtdo që kapte ose vriste Poklonskaya, e njohur si “Zonja e çeliktë e Putinit”.

- Advertisement -

“Kjo nuk është shaka. “Informoni të gjithë banorët e Khersonit për këtë mundësi për të fituar para lehtësisht,” shkroi Kurshutov, raportuan mediat lokale.

Gjithashtu, më 26 mars 2014, autoritetet ukrainase lëshuan një urdhër arresti ndaj saj.

- Advertisement -

Duke folur për origjinën e saj serbe, Poklonskaya tha se ajo “e di se paraardhësit e saj u larguan nga Serbia para fillimit të Luftës së Parë Botërore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit