Ministria e Shëndetësisë ka nisur të angazhojë figura publike, në fushatën për vaksinimin kundër COVID-19.
Në mesin e figurave publike që po bëjnë thirrje për t’’u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, është edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
“Figura të njohura të publikut i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, përveç Behlulit, pjesë e kësaj fushate është edhe aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.