11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Marin Mema takon Rifat Jasharin: Sa herë e takoj bacën ndjej fort se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë

Rekomandime

Gazetari dhe atdhetari i shquar Marin Mema së fundmi ka takuar Rifat Jasharin.

- Advertisement -

Mema ka publikuar një fotografi përkrah tij, ndërsa ka bërë një shkrim të gjatë për Jasharin, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Mema e përshkruan babain e heroit kombëtar si një burrë të urtë e me zemër të madhe, ndërsa shkruan se sa herë rri me bacën Rifat ndjen fort se dashuria e vërtetë për shqipari nuk vdes kurrë.

Postimi i tij i plotë

- Advertisement -

Fjalët e këtij burri të urtë e me zemër të madhe çeliku, por edhe kaq të dhembshur për kombin bartin forcën e jashtëzakonshme të shqiptarisë.

Sa herë qëndroj me bacën Rifat Jashari ndjej fortë se dashuria e vërtetë për shqiptari nuk vdes kurrë ! 

- Advertisement -

Politika, politikanët, ata që urrejnë traditën e trashëgiminë tonë, vendimet e tyre, janë të përkohshme dashuria për kombin është e përjetshme ashtu si madhështia e familjes Jashari që lirinë e ka ngjyer me gjakun e saj. Bashkë jemi më të fortë ! 

Këtë më thotë zemra e shpirti, këto janë rradhët e vërteta që duhet të ndjejmë të gjithë. Është zëri i sakrificave, vuajtjes, përballjes, dhimbjes, por edhe mbijetesës, ky është zëri ynë, zëri i këtij kombi.

Ky është zëri që duhet të dëgjojmë të gjithë bashkë. Zërat e tjerë të çjerrë nuk na hyjnë në punë ! Me shqiptarët e Dardanisë, Iliridës, Malit të zi , Çamërisë e kudo nuk më ndan dot politika dhe as njerëzit e saj sepse më bashkon historia, tradita, trashëgimia, gjaku !

Më bashkon gjaku më çdo shqiptar kudo ndodhet ! 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit