1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Latifi për strehimin e afganëve: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë e kemi amanet nga të parët

Rekomandime

Profesori Blerim Latifi ka folur rreth pranimit të refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

- Advertisement -

Latifi në llogarinë e tij në Facebook tha se Kosova duhet të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Ai shtoi se një nga amanetet e lashta të të parëve ka qenë: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Rama tha se shpreson që edhe Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të strehojë afganët që kanë punuar me forcat amerikane.

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, Qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht”, tha Rama ndër të tjera.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Latifit:

Afganët, të cilët Edi Rama, me kërkesë të amerikanëve, ka vendosur t’i strehojë në Shqipëri, janë armiq të talebanëve. Ata janë pjesa më e emancipuar e popullit afgan, që për 20 vjet me rradhë u përpoqën, bashkë me amerikanët, për ta rikthyer atdheun e tyre në botën e lirë dhe moderne. Fatkeqësisht nuk ia dolën dhe tani janë të detyruar të bëjnë jetën e apatridëve, njerëzve atdhehumbur.

Duke u dhënë strehim atyre, Shqipëria po e dëshmon edhe njëherë se qëndron e lidhur fort me aleancën kundër terrorizmit dhe ideologjive që e ushqejnë atë. Në këtë rast Kosova do duhej pamëdyshje të ndiqte shembullin e Shqipërisë.

Një nga amanetet e lashta të të parëve tanë ka qenë: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë. Një amanet ky që e definon vetë kodin e humanizmit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit