Duket që një përdorues i rrjetit social Facebook, është shumë i lidhur me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, prandaj edhe e ka shfrytëzuar emrin e tij në këtë llogari.
Emrat e rrejshëm dhe llogaritë false në rrjetet sociale, janë fenomen i rëndomtë, ndërsa shpesh abuzohet me to.
Në rastin konkret, personi i cili e ka hapur llogarinë me këtë emër, e ka vendosur edhe fotografinë e heroit të tij në profil, përkatësisht atë të aktorit gjeorgjian Akaki Khorava (i cili e luan rolin e Skënderbeut, në filmin e njohur, prodhim i kinematografisë shqiptare).
Kështu, Gjergj Kastrioti i ka komentuar gazetarit Arben Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, nëpërmjet të cilit ky i fundit i ka kritikuar institucionet zyrtare, për performancën e dobët në shumë drejtime.
“Derisa ne merremi se a ia ka permend Ramushi Edit, Lulin apo Lucin, dhe se cka e qysh ka me kendu Bregovici, Kosova ka refuzuar:
Kryeministri i Kosoves ka themeluar nje ekipe fantome te eksperteve per dialogun te cilet nuk komunikojne me te, dhe i kuptojne sjelljet kryeministrit ne dialog, ekskluzivisht bashke me te gjithe, ne te tjeret ne edicionet e lajmeve.” – ka shkruar Ahmeti në një postim.
Por Gjergj Kastrioti e ka vënë në dyshim kredibilitetin e Ahmetit duke i shkruar:
“Gjitha mun ti besoj, veç kte s’besoj fare qe ti ke votue VVn. E kur ne koment se thuash t’verteten, si t’besoj tjerat ?!”