3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shikojeni Afganistanin dhe forcojeni Ushtrinë e Kosovës dhe shtetin

Rekomandime

Sa lehtë ra Afganistani në duart e talebanëve pas largimit të forcave amerikane. Thjeshtë, duket që ai vend për 20 vjet nuk arriti të krijonte as ushtri, as shtet, edhepse e kishte gjithë botën aty.

- Advertisement -

Një pyetje e thjeshtë lind për Kosovën: Kur janë bë më tepër se 20 vjet nga çlirimi, a kemi shtet dhe a e kemi ndonjë ushtri të hajrit?

Përgjigja për të dyjat është Jo. Fatkeqësisht kemi institucione të brishta, mungesë totale pët dashninë ndaj shtetit, të cilin e shohim më tepër si pIaçkë dhe si trashëgimi familjare, pra si çiflig kur jemi në pushtet, se si përgjegjësi për t’ia ngritur themelet e për ta forcuar.

Ushtria jonë është e pa pajisur. S’ka thuajse asgjē. Në një skenar të frikshëm, kur Amerika mund të lodhej duje i investuar nga 600 milionë dollarë çdo vit vetëm në misionin ushtarak këtu, ushtrisë serbe do të duhej vetëm ti ndizte tanket dhe do të arrinte me shpejtësi maksimale në Prishtinë.

- Advertisement -

Sot është një president miqësor ndaj Kosovës, por Trump nuk ishte aspak. Nuk ka garanca që qysh në zgjedhjet e ardhshme nuk do të rizgjedhet vet Turmpi prapë, apo ndonjë pasues i tij me ide të njëjta. Atëherë punët do ti kishim llugë.

Si rrjedhojë, nëse ne duam ta mbajmë Kosovën, vendin tonë, duhet ta forcojmë çdo ditë, të sakrifikojmë çdo gjë, të investojmë gjithçka kemi në ushtrinë tonë. I kemi 4 vjet afat ta bëjmë këtë. Po se bëmë, gjithmonë do të jemi në fije të perit.

- Advertisement -

Serbia ka ushtrinë më të fortë në rajon dhe vazhdimisht investon duke e forcuar.

Ne, deri tash kemi qenë të zënë kryesisht me punë përsonale, duke kqyrë seri. Ne investojmë 50 milionë euro në vit në ushtrinë tonë që s’ka asgjë, e Serbia 800 milionë. Pra, 16 herë më tepër dhe edhe pa ato investime janë shumë para nesh. Pushtetarët duhet ta shikojnë Afganistanin dhe të mbushen mend /Kosova ime/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit