13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Jeta në Kabul pas pushtimit të Afganistanit nga talibanët

Rekomandime

Gazetari i BBC-së, Malik Mudassir raporton nga Kabuli situatën aktuale.

“Talibanët janë kudo, në pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë. Sot nuk ka panik në qytet.

- Advertisement -

Talibanët po kontrollojnë rrugët dhe makina, në veçanti automjetet që dikur i përkisnin policisë dhe ushtrisë. Talibanët i kanë marrë të gjitha automjetet e policisë dhe ushtrisë dhe po i përdorin.

Në qendër të qytetit, jeta është normale. Trafiku është shumë më pak. Shumica e dyqaneve janë të mbyllura. Por njerëzit duken shumë më të qetë se dje, kur të gjithë ishin të zemëruar.

Pashë nja, dy gra në rrugë. Kishin veshur maska ​​anti-Covid dhe një shall në kokë. Po ecnin në rrugë, duke bërë dhe talibanët silleshin mire më ato.

- Advertisement -

Nuk ka muzikë fare në rrugë. Unë jam duke qëndruar në hotelin Serena, ku ata dikur luanin muzikë në sfond. Njerëzit janë të frikësuar. Por qyteti është ende duke vazhduar.

Por, skena në aeroport ishte katastrofike. Familje, fëmijë, të rinj, të moshuar, të gjithë po ecnin drejt aeroportit, duke luftuar për të ikur nga ky vend.

- Advertisement -

Sa më shumë që i afrohesh dyerve kryesore të hyrjes të aeroportit, gjen talibanë me municione të rënda, në përpjekje për të shpërndarë turmën, duke qëlluar në ajër.

Njerëzit që donin të hynin në aeroport po ngjiteshin në mure, madje duke kapërcyer telat me gjemba, madje edhe portat.”, rrëfeu ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit