7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Presidenti afgan u largua me katër makina dhe një heIikopter plot para”

Rekomandime

Ambasada ruse në Kabul njoftoi sot se, presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër makina dhe një helikopter plot para, ndërsa u detyrua të mos të marrë të gjitha paratë, pasi nuk kishte më vend në aeroplan, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Ghani, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende, tha se u largua nga Afganistani të dielën ndërsa talibanët hynë në qytet pothuajse pa rezistencë. Ai shtoi se donte të shmangte suImet.

- Advertisement -

Rusia ka thënë se do të mbajë pozitë diplomatike në Kabul dhe shpreson të zhvillojë marrëdhënie me taIibanët, megjithëse thotë se nuk po nxiton t’i njohë ata si sundimtarë të vendit dhe se do të monitorojë nga afër sjelljen e tyre.

“Katër makina ishin plot para, ata u përpoqën të mbushnin një helikopter me një pjesë tjetër të parave, por nuk kishte vend për të gjitha. Disa nga paratë u lanë në aeroport,” tha një zëdhënës i ambasadës ruse në Kabul, sipas RIANikita Istchenko.

Istchenko, zëdhënësi i ambasadës ruse, konfirmoi informacionet për Reuters. Ai citoi “dëshmitarët okularë” si burimin e tij të informacionit.

- Advertisement -

Megjithatë, prestigjozja Reuters nuk ka konfirmuar ende informacionin nga një burim i pavarur.I dërguari i posaçëm i Presidentit rus Vladimir Putin për Afganistanin, Zamir Kabulov , kishte thënë më herët se ishte e paqartë se sa para do të linte qeveria e rrëzuar .

“Shpresoj se qeveria që shpëtoi nuk i mori të gjitha paratë nga buxheti i shtetit. Nëse ka mbetur diçka, do të jetë baza e buxhetit,” tha Kabulov për stacionin radio Echo të Moskës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit