11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Phillips zbulon çka po punon fshehtë Serbia kundër Kosovës, paralajmëron fundin e dialogut: SHBA të sanksionojë këta zyrtarë serbë

Rekomandime

Phillips: Nëse Serbia vazhdon me kërcënimin e saj, do të shënohet fundi i dialogut me Kosovën

Kryeparlamentari serb Ivica Daçiq ka paralajmëruar se pas 4 shtatorit, Serbia do të nisë një fushatë për çnjohje të Kosovës, duke shkelur një nga zotimet e Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Mediat serbe kanë përmendur se 11 vende do të tërheqin njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës.

Këtë vendim të Serbisë e ka komentuar drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, David Phillips.

Eksperti amerikan ka thënë për gazetën “Bota sot” se Serbia vazhdimisht po e tregon vullnetin e saj të keq ndaj Kosovës, pasi nuk e pranon që e ka humbur atë pas KRlMEVE të kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq.

- Advertisement -

“Serbia ka treguar vazhdimisht vullnetin e saj të keq ndaj Kosovës. Ajo refuzon të pranojë se e humbi Kosovën për shkak të KRlMEVE të Millosheviçit dhe se Kosova nuk do t’i nënshtrohet kurrë më tiranisë së saj”, është shprehur Phillips.

Ai ka akuzuar Serbinë se ka punuar fshehurazi për të inkurajuar vendet që të tërheqin njohjen e tyre të Kosovës. Phillips ka paralajmëruar fundin e dialogut Kosovë-Serbi, nëse Serbia vazhdon me kërcënimin e saj.

- Advertisement -

“Pavarësisht nga Marrëveshja e Uashingtonit, duke u zotuar të braktisë përpjekjet e saj, Serbia ka inkurajuar vendet që të tërheqin njohjen e tyre të Kosovës. Ajo ka punuar fshehurazi për të inkurajuar vendet që të braktisin njohjen e tyre të Kosovës. Nëse Serbia vazhdon me kërcënimin e saj, një veprim i tillë do të helmojë ujërat edhe më shumë dhe mund të shënojë fundin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka theksuar ai për gazetën “Bota sot”.

Ish-këshilltari i lartë i Departamentit amerikan, ka treguar se si duhet të veprojë Bashkimi Evropian dhe Amerika në këtë rast me Serbinë.

“Bashkimi Evropian duhet të protestojë fuqishëm për veprimet e Serbisë dhe të pezullojë ndihmën për vendet që komplotojnë me Beogradin. Uashingtoni duhet të caktojë zyrtarë serbë të përfshirë në fushatën tinëzare të çnjohjes dhe të vendosë sanksione mbi udhëtimet e tyre në SHBA dhe të ngrijë asetet e tyre në bankat e huaja”, ka thënë David Phillips.

Ai ka shtuar se Serbia duhet të paguajë çmimin për aktivitetet e saj armiqësore ndaj Kosovës.

“Serbia është me dy fytyra dhe duhet të paguajë një çmim për aktivitetet e saj armiqësore. Ka kaluar koha për të pretenduar se Serbia është një partner paqësor i denjë për bashkëpunim”, ka thënë eksperti amerikan.

Mediat serbe supozojnë se vendet që pritet të tërheqin njohjen e Kosovës, janë kryesisht nga Afrika dhe Azia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit