12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Latifi: Në Korçë shqiptarët e kanë ftuar mikun e Karaxhiqit për të kënduar, në Leposaviç çetnikët serbë

Rekomandime

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka komentuar reagimet për koncertin që u mbajt sonte në Leposaviç.

Latifi tha se krahasimi i këtij koncerti me atë në Korçë është i palogjikshëm dhe absurd, pasi sipas tij problemi nuk qëndron tek këngëtarët por tek ata që i ftojnë.

- Advertisement -

Në Korçë janë shqiptarë që e kanë ftuar një mik të Karaxhiqit për të kënduar. Ndërkaq, në Leposaviç janë çetnikë serbë që i kanë ftuar disa çetnikë tjerë për të kënduar. Është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar. Është krejtësisht e kuptueshme të mos pajtohemi që në qytetin e shkollës së parë shqipe të përformoj një pevaç serb, me këngët e të cilit kanë marshuar kriminelët serbë, që pasi na i mbyllën shkollat shqipe në Kosovë, provuan të na çrrënjosin komplet prej saj”, ka shkruar Latifi.

Ai shtoi se Policia e Kosovës duhej ta ndalte hyrjen e këtij grupi muzikor në Kosovë duke marrë parasysh qendrimet e tij për shtetin e Kosovës.

Ai tha se ministrat përkatës nuk kanë kohë të merren me këtë çështje për shkak të fushatës elektorale.

- Advertisement -

Me gjasë shkaku lidhet me faktin se ministrat përkatës kanë filluar të merren më shumë me çështjet e fushatës elektorale dhe nuk kanë kohë të merren me atë se kush hyn e kush del në territorin e Kosovës. Kur neve na binë në kry votat, i harrojmë edhe babë e nanë, e lëre më punët e përditshme të shtetit”, shkroi Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit