7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Xhafer Tahiri: Secila shtëpi do të ketë ujë të pijes

Rekomandime

Banorët e fshatit Studime të Vushtrrisë konkretisht lagjet Rashica dhe Sfarqa nuk do të kenë më mungesë të ujit të pijës pasi ky problem ishte krijuar nga shtypja e ultë e ujit.

Por këtij problemi do i vjen fundi pasi kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar në rrjetin social Facebook se kanë filluar ndërtimet e stacionit të pompimit.

- Advertisement -

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mes të tjerash ka shkruar;

“Kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit të pompimit në Studime e që siguron ujë të pijes për të gjitha lagjet e kësaj zone, lagjet Rashicët, Sfarqa dhe secilën shtëpi në këtë paralagje e Vushtrrisë”.

Kujtojmë se Tahiri rikandidon për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e 17 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit